Pas protestës të opozitës policia e shtetit ka nisur procedimet në pikat ku u zhvillua akti i mosbindjes civile.
Policia vendore e Lezhës mësohet se ka proceduar në gjendje të lirë 14 shtetas mes të cilëve edhe drejtuesin politik të qarkut Shkodër dhe njëkohësisht zëvendëskryetar i PD Luçiano Boçi.
Pjesa tjetër janë protestues të thjeshtë. 14 shtetasit e proceduar bashkë me Boçin dyshohen për veprat penale “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “mosbindje ndaj punonjësit të rendit publik” dhe “ndotja e ajrit”.
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe 5 automjete të cilat dyshohet se kanë shkelur ligjin. Këta të proceduar janë për protestën që zhvilluan tek rreth-rrotullimi i Milotit.
Aty u bashkuan protestues dhe struktura të PD nga Shkodra, Lezha dhe Kukësi duke bllokuar për tre orë me radhë rrugën kryesore Shkodër-Tiranë në dy anët e saj.
Në kahun tjetër të rrugës në Milot protestuan Tropoja, Laçi dhe disa degë të tjera të PD të zonës së veriut.
Komente