(Foto nga fluturimet e djeshme në Europë)
Bllokimi i fluturimeve prej dy ditësh në aeroportin e Rinasit prej revoltës së kontrollorëve të AlbControl duke lënë punën ka krijuar një situatë të pazakontë në vend.
Pas 13 orësh marrjesh në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për shkak të revoltës së krijuar në aeroportin e Rinasit e bllokimit të fluturimeve, u ekzekutua urdhër ndalimi për “shpërdorim detyre” për kreun e Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Armando Fezga, përgjegjësen e turnit, Flora Ndreca dhe kontrollorin, Muhin Mezini.
65 kontrollorë të trafikut ajror kanë pezulluar punën ditën e djeshme duke kërkuar plotësimin e disa kërkesave si rikthim i kolegëve në punë; shfuqizim i vendimeve të bordit; rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive; transparencë financiare e plotë për vitin 2020; një anëtar sindikate të jetë anëtar bordi.
Bllokimi i punës ka sjellë anulimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit si dhe bllokimin e dozave të vaksinës që priteshin të vinin.
VERITASS.COM.AL