(Foto: Nancy Pelosi është e paepur në vendimin për të mos financuar murin- BBC)/.

Demokratët  në Shtetet e Bashkuara kanë pohuar se do ta kalojnë buxhetin me qëllim që t’i japin fund bllokimit të qeverisë, por këtë do ta bëjnë  pasi të marrin kontrollin e Senatit kur Kongresi do të mblidhet të Enjten.

Por buxheti nuk do të përfshijë financimet për murin kufitar me Meksikën- sipas programit elektoral të Trump- gjë që edhe shkaktoi mbylljen e qeverisë.

Prandaj gjendja pa rrugëdalje do të vazhdojë ndërsa Republikanët akoma kontrollojnë Senatin dhe deklarojnë se nuk do ta kalojnë buxhetin pa aprovimin e zotit Trump.

Bllokimi pjesërisht i qeverisë ka mbërritur tani në ditën e 1 që nga fillimi, duke prekur mbi 800  mijë punonjës.

VERITAS.COM.AL/