-Shërbimi këshillimor i ofruar nga Bannon barazuar me financimin e partive. Dhe në shumë vende evropiane nuk lejohet. Kjo është arsyeja pse projekti rrezikon të ndalet-

Sergio Rame

Lëvizja nuk ngrihet. E gjitha për shkak të pengesave ligjore që, siç raportohet nga Guardian në një hetim, shumë Shtete anëtare të BE kanë vendosur ti vendosin financimeve të jashtme. Bejne perjashtim vetëm Italia dhe Holanda, ku Steve Bannon duket se mbështetet në partnerë të interesuar në projektin e një rrjeti te mbeshtetjes transnacionale që mbështet formacionet politike sovraniste në funksion të zgjedhjeve evropiane të majit.

Me Lëvizjen Bannon synon ti japë formacioneve te krahut të djathtë, që hyjnë ne projekt, një lloj shërbimi konsulence që merret me strategjitë elektorale, sondazhe dhe analiza. Shërbime që në shumë Vende të Kontinentit të Vjetër konsiderohen si një investim me natyrë ekonomike dhe, për rrjedhojë, ekuivalent me financimin. Nga ana tjetër,ka qene vetë Bannon, kur filloi të interesohej për lojën evropiane, të varej ne kontinentin e vjetër për të gjetur fonde për t’i vënë në dispozicion te udhëheqësve që do të  vendosnin të bënin një “pakt” me të. Deri më sot, sipas hetimit të Guardian, ka hyre ne këtë rrjet vetëm Partia e Lirisë e Geert Wilders në Holandë dhe Lega dhe Fratelli d’Italia në Itali .

Në Danimarkë dhe Suedi, dy shtetet e tjera ku lejohen financimet e huaja, Partia e Popullit e Danimarkës dhe Demokratët Suedezë kanë refuzuar ofertën e Bannon duke e quajtur si “të parëndësishme”. E njëjta gjë ndodhi në Finlandë, ku Lëvizja mund të kishte përdorur disa devijime normative për të cuar projektin në vend, me partinë e Finlandezeve te Vërtetë që nuk e ka njoftuar ende refuzimin e saj.

Sipas hetimit te Guardian jane të paktën dy forca të tjera evropiane që mund të vendosin marrëdhënie me Lëvizjen nëse nuk do te kishte kufizime ligjore që e pengonin atë. Bëhet fjalë per spanjollët e Vox dhe belgët e Parti Populaire, udhëheqësi i së cilës, Mischael Mordrikamen, është njeriu i zgjedhur nga Bannon për të koordinuar lëvizjen në Kontinentin e Vjetër (shih videon). E njëjta tip pengese vlen edhe për Gjermaninë, ku Alternative für Deutschland tashmë ka refuzuar ofertën dhe Franca, ku pozicioni i Marine Le Pen nuk është ende i qartë.

Veritas.com.al/