Michael Bloomberg, një nga njerëzit më të pasur në botë dhe kandidat për të marrë postin e presidentit Donald Trump virtin e ardhshëm, ka mohuar se po përpiqet të blejë Shtëpinë e Bardhë.

Rivalët e zotit Bloomberg të krahut të Demokratëve për nominim si kandidatë presidencial e kanë akuzuar atë se po bën ekzaktësisht këtë gjë.

Ish- kryebashkiaku i  New York City hyri në garë nga fundi i Nëntorit me një nga blerësit më të mëdhenj poltik të kohëve.

Përveç hyrjes së vonë në garë, aktualisht, sipas polleve, ai tani renditet i katërti mes 15 kandidatëve.

I vënë para kërkesës që t’i përgjigjet pyetjes nëse ai po përpiqet që të blejë zgjedhjet, zoti Bloomberg tha për CBS për rivalët se: “Unë po bëj ekzaktësisht të njëjtën gjë që ata po bëjnë, me përjashtim se unë po përdor paratë e mija.

“Ata po përdorin paratë e dikujt tjetër dhe këta njerëz të tjerë po presin diçka prej tyre”.

Veritas.com.al/