Miliarderi Michael Bloomberg mund të marrë trajtimin e garuesit te vendit te parë dhe të jetë shënjestra kryesore e rivalëve të tij për vitin 2020 kur ish kryetari i bashkisë së New York City do bëje debutimin e tij në fazën e debateve presidenciale Demokrate në Nevada të Mërkurën.

Senatorja Elizabeth Warren, D-Mass., ka filluar tashmë sulmet, duke e quajtur Bloomberg një “miliarder egomaniak” i cili e bleu “rrugën e tij në debat” në një tweetim të martën. Përveç Warrenit,Bloomberg do ti bashkohet ish Zëvendës Presidentit Joe Biden,ish Bend,te Indiana-s se Jugut, Kryetarit te bashkisë Pete Buttigieg dhe senatores amerikane Amy Klobuchar të Minesota-s dhe Bernie Sanders-it të Vermont-it në garën e mezi pritur, e cila i paraprin zgjedhjeve të Nevadës te shtunen. Bloomberg u kualifikua për debatin e tij të parë pas një sondazhi në minutën e fundit të lëshuar të martën në mëngjes i cili i dha avantazh atij.

Sanders dhe Warren kanë kandiduar me një mesazh për ti hequr pushtetin 1 përqind me të pasurve te vendit dhe për të ndryshuar sistemin politik që të punoje për klasën punëtore. Ata i kanë dhënë përparësi fondeve nga donatorë me pak dollarë dhe e akuzuan Bloomberg për përdorimin e pasurisë së tij të madhe për të “blerë” zgjedhjet.

Veritas.com.al/