Micahel Bloomberg tha se ishte i gatshëm të shpenzojë gjithë pasurinë për fushatën zgjedhore. Perfundimi? Te mundi Trumpin me çdo kusht
Michael Bloomberg, i cili kandidoi për primaret e Partisë Demokratike amerikane, nuk është ndër emrat e dhënë në avantazh nga sondazhet më të fundit, por megjithatë ka deklaruar se është i gatshëm të verë një miliard dollarë në pjatë për të bere që Donald Trump të mos jetë më presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Kandidatura e manjatit, i cili ka qene edhe afër Partisë Republikane,deri tani ka kaluar paksa e shurdhët. Ky njoftim mund të shërbejë për tu ripozicionuar ose në çdo rast për t’i bërë njerëzit të flasin për te dhe fushatën e tij. Por strategjia e sipërmarrësit nuk është thjesht personaliste.
Ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut as nuk tha që ishte kundër një hipoteze të dytë: asaj të financimit të kandidatëve të tjerë të aftë për të shkëputur një biletë për nominimin presidencial. Sot, mbi të gjitha, tre emra vazhdojnë të qëndrojnë në tryezë: Joe Biden,qe rivelacionet statistike qe nga zbritja ne fushe si ish-zevendes i Barack Obama, renditet i pari në podium; Bernie Sanders, shëmbëlltyra e të cilit në Iowa dhe New Hampshire, dy shtetet të cilat do të votojne te parat , duket se do të rritet, veçanërisht pas asaj që ndodhi në frontin e Lindjes së Mesme (Sanders është një përkrahës i njohur i mosndërhyrjes); Elizabeth Warren, e cila pasi kaloi një “momentumv” të mirë është vendosur në vendin e tretë në renditje, duke mos qenë më në gjendje të ngjitet në maje.Pastaj eshte Pete Buttigieg I ndryshueshem,qe mund të përfaqësojë një alternative, por që duhet të zgjasë gamën e tij të veprimit për te shqetësuar shokët e tij të udhëtimit. Kamala Harris dhe Beto O’Rourke, dy zyrtarë të tjerë “presidencialë”, janë tërhequr.
Për të tërhequr shumat është herët. Dhe kapaciteti financiar i Bloomberg mund të jetë një faktor. Vetë Donald Trump, për më tepër, nuk ishte konsideruar si një kundërshtar i frikshëm në primaret e fundit Republikane. Historia shkoi ndryshe. Dhe shumë analistëve u është dashur të merren me realitetin. Për të njëjtën arsye, Bloomberg nuk mund të definohet jashtë lojërave.Edhe sepse, krahasuar me të tjerët, sipërmarrësi amerikan nisi garen kohë më vonë. “Varet nëse kandidati do të ketë nevojë për ndihmë; nëse po shkojnë shumë mirë, do kene nevoje më pak. Nëse nuk janë, do kene nevoje më shumë”, ka bere te ditur ish-qytetari i parë i Big Apple, siç raportohet nga Adnkronos. . Dhe referimenti është te “shuma” që do të mund te përdoret, për veten e tij ose për të tjerët, nga këtu deri në nëntor, që është muaji i votimit.
Skenari më i rëndësishëm mbetet ai i vlerës prej një miliard dollarë. Bloomberg e përmendi atë në New York Times. Një levizje që mund të mjaftojë për një kohë për të zhvendosur vëmendjen e mediave mbi një njeri që ka qarkulluar pothuajse të gjithë asettin partiak amerikan, duke milituar edhe midis të pavarurve.Ajo se unë jam “gati për të shpenzuar një miliard dollarë” mund të ndryshojë historinë bashkëkohore ose jo. Në fund të fundit varet nga votuesit.Demokratët po pregatiten për 3 shkurtin, që është data e fillimit të kthesës së brendshme.
Veritas.com.al/