Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një deklaratë për mediat pas takimit të zhvilluar me pedagogët tha se takimi ‘nuk ishte një dështim’.
‘Edhe pse takimi nuk ka prodhuar rezultat konkret e as dakordësi mes palëve, për ministren Arsimit takimi nuk ka qenë një dështim’, tha zonja Shahini.
“I ftova për t’u shpjeguar paktin për universitetin, dhe se kemi qëllim të përbashkët përmirësimin e cilësisë së Arsimit të Lartë. Nuk u dakordësuam, por është krejt normale. Takimi shërbeu për të shuar edhe keqkuptime që disa pedagogë kishin për paktin, ne do të vazhdojmë t’i dëgjojmë të gjithë, por do të vijojmë duke udhëhequr. Për të arritur në fund tek një kontratë mes qeverisë dhe studentëve”- tha ajo.
Gjithashtu, ajo ka thënë prerë se “bojkoti dhe ultimatumet nuk janë mjetet e nevojshme në një situatë kur vëmendja jonë është te arsimi i lartë dhe kemi nisur procesin e dialogut”.
Veritas.com.al/