Deputeti aktual i PD dhe një nga zërat kundër Lulzim Bashës ka thënë se ky i fundit i ka shitur zgjedhjet e 25 qershorit. I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në ‘News24’ Astrit Patozi tha se janë bërë pagesa për listën e deputetëve të PD.
“Që të them se unë nuk i kam dëgjuar këto, do ishte e padrejtë dhe do ishte e pandershme sepse ky është një opinion, për fat të keq që me marrjen në dorëzim të çelsave të kryetarit të Partisë Demokratike nga zoti Basha, qarkullojnë. Pra ka një opinion të gjerë që e thonë. Po të kisha prova, sigurisht që unë do t’i thoja sot këtu, nuk i kam ato prova, por fakti që ka një opinion, e rëndon shumë fort pozitën e zotit Basha, i cili dhe pa këto akuza është prapë i rënduar sepse është rezultati që nuk të lejon. Pra rezultati është i tillë që edhe sikur këto akuza mos të ekzistonin është shumë vështirë për tu trajtuar. Por tani e shiti, e shiti Partinë Demokratike në këto zgjedhje është koncept pak më i gjerë se sa pagesat që mund të jenë bërë për kandidaturat të veçantinë listën Basha”,-tha Patozi.
Më tej Patozi shtoi se me dashje apo jo, kreu i vetë ngrirë ka shitur interesat e Partisë Demokratike tek kundërshtari. “Në sensin që, për paaftësi por ndoshta dhe për qëllime mbrapshta, i ka lënë kundërshtarit në dorë që të ketë interesa të Partisë Demokratike, por dhe Shqipërisë në tërsi”,-deklaroi Astrit Patozi.