Donin te bënin masakër, anarkistët që atë pasdite kane marre përsipër venien e  dy bombave që ishin vendosur jashtë një dege të Legës në Treviso.

Sepse bomba e parë, një bombë letre e thjeshtë artizanale, ishte e lidhur me një fije najloni në një tenxhere me presion, nga ana tjetër e lidhur me një platforme me bulona dhe gozhde. Kush do te prekte kabllin pa dashje, do të shpërthente bombën e dytë, e cila do të kishte efekte të ngjashme me ato të vendosura në finishin e maratonës së Bostonit: njerëzit që ndodheshin ne rrezen brenda pak metrave do të mbeteshin te vrare ose do të plagoseshin rëndë nga shpërthimi i gozhdave dhe bulonave .

Matteo Salvini, nga ana e tij, komentoi për incidentin në Facebook:

“Një bombë shpërtheu në orët e fundit përpara selisë së Legës së Villorba (Treviso), një bombë tjetër u hodh në erë nga mina- zbërthyesit pak më parë. Kërkojnë te na ndalojnë? Dhunuesit dhe kriminelët nuk më trembin, ne shkojmë përpara, më të fortë se më parë “.

Në mesazhin e rivendikimit nga anarkistet, përmbahej fraza “Do te shkatërrojmë Shtetin”. Dënime dhe solidaritet për Legen mbërritën nga forca të ndryshme politike, duke përfshirë Forza Italia dhe PD.

Veritas.com.al/