Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është kapur dhe është nxjerrë jashtë vendit së bashku me bashkëshorten e tij, Cilia Flores.

Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë kryer një “sulm në shkallë të gjerë” ndaj Venezuelës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, Presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me bashkëshorten e tij, është kapur dhe është nxjerrë jashtë vendit,” shkruan Trump.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *