(FOTO: J. Christian Adams gjatë një bisede në televizion)

Sot në mëngjes (sipas orës në Amerikë) eksperti i zgjedhjeve Christian Adams tha për “Fox News”, se ka 4 milionë njerëz të vdekur që janë regjistruar si votues në Shtetet e Bashkuara për zgjedhjet presidenciale të 8 Nëntorit.

Adams ka një informacion shumë të gjërë rreth këtyre provave dhe rreth procesit, sepse më parë ka qenë Prokuror i Seksionit të Votimit në Departamentin e Drejtësisë. Madje Christian Adams shkoi aq larg sa pranoi ankesat ligjore kundër Philadelphia Broward Country, Florida, ku listat e votuesve janë të korruptuara.

Listat aktuale të votuesve janë në favor të demokratëve, sikurse edhe të dhënat se të vdekurit “kanë votuar” në favor të demokratëve.

J.Christian Adams tha se ” Njerëz të vdekur kanë votuar dhe kjo është një gjë për të cilën administrata nuk do të bëjë asgjë. Me sa duket ata e pëlqejnë këtë. Me siguri ata e pëlqejnë, sepse ata votojnë për… Tani ne kemi 4 milionë, katër milionë Steve (i drejtohet moderatorit të “Fox News”- shënim i Veritas) votues të paligjshëm dhe të vdekur në listat e votuesve në Amerikë…!”

/Veritas.com.al.