
Si rrallë ndonjë herë, bora ka bllokuar rrugën Kakavijë- Janinë. Policia e Greqisë ka njoftuar se rruga është e pakalueshmeve për kamionët dhe autobusët.
Njoftimi është dhënë me qëllim që t’u vihet në ndihmë qytetarëve që kanë në plan të udhëtojnë në këtë rrugë.
Policia e Gjirokastrës ka bërë të njëjtin njoftim për qytetarët e vet, duke thënë se “kjo situatë do ta vazhdojë deri në një njoftim të dytë”
Në malet mes Kakavijës dhe Janinës po vazhdon të bjerë borë.
/Veritas.com.al/