Fillimi i janarit ka sjellë edhe rinisjen e reshjeve të dëborës në juglindje të vendit. A2 CNN raporton se dëborë ka në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës ndërsa nga reshjet është përfshirë dhe zona e Mokrës dhe rruga Qukës – Qafë Plloçë.
Temperaturat ditën e sotme në juglindje të vendit shënojnë deri në -7 gradë celsius
Policia e qarkullimit rrugor ndodhet në terren duke këshilluar drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar, uljen e shpejtësisë dhe pajisjen me goma dimërore.
Komente