Shtetet anëtare të Bordit të Paqes premtojnë 5 miliardë dollarë për ndihmën humanitare, në përpjekje  për rindërtimin e Gazës.

Ambasada amerikane në Tiranë, ka shpërndarë një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, e cila e konfirmon këtë hap.

“Shtetet anëtare të Bordit të Paqes premtojnë 5 miliardë dollarë për ndihmën humanitare dhe përpjekjet e rindërtimit në Gaza.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për takimin inaugurues të nismës së Bordit të Paqes, e krijuar nga Presidenti Donald Trump.

Kreu i qeverisë do të përfaqësojë Shqipërinë, si një anëtare themeluese, teksa vendi ynë do të ketë një mandat tre vjeçar.

Sakaq, 19 shtetet e tjera e firmosën marrëveshjen në Davos më 22 janar, përfshirë këtu dhe Kosovën. Rama mungoi pasi në atë ditë priti në Vlorë për një vizitë vajzën e presidentit të SHBA-së, Ivanka Trump.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *