WASHINGTON- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump mblodhi sot liderët e vendeve, që kanë pranuar për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, që synon rimëkëmbjen e Gazës.
Mes 26 liderëve, është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili do të firmosë pjesëmarrjen në këtë bord. Përveç Shqipërisë, prezente në Bord është dhe Kosova, e cila përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.
Vendet që marrin pjesë:
- Shqipëria
- Kosova
- Argjentinë
- Armenia
- Azerbajxhan
- Bahrein
- Bjellorusi
- Bullgari
- Kamboxhia
- Egjipt
- El Salvador
- Hungari
- Indonezi
- Jordani
- Kazakistan
- Kuvajt
- Marok
- Mongolia
- Pakistan
- Paraguai
- Katar
- Arabia Saudite
- Turqi
- Emiratet e Bashkuara Arabe
- Uzbekistani
- Vietnami
Shefi Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump pritet të njoftojë një plan rindërtimi prej disa miliardë dollarësh për Gazën, së bashku me kontributet nga anëtarët e bordit, me presidentin që tha gjatë fundjavës se deri më tani janë premtuar më shumë se 5 miliardë dollarë, pa identifikuar vendet që kanë premtuar fondet./
Komente