![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2021/02/251288a2-ddd4-4f2e-adf5-a3c817664058.jpg)
Qyteti i Tiranë është zgjuar sot me një mëngjes krejt ndryshe, pasi bora ka zbardhur gjithçka.
Rralle bie bore ne Tirane. kjo e vertete ka zene vend edhe ne kenget per Tiranen, dekade pas dekade. Ky vit mund te quhet me shans, sepse bora e bardhi poltesisht Tiranen dhe po qendron akoma e pa shkrire.
Qytetarët kanë zgjedhur që të shfrytëzojnë ditën e pushimit, e cila përkon edhe me ditën e të dashurave, ‘Shën Valentini’, për të bërë disa foto dhe që t’i ruajnë në albumet e tyre fotografike.
Reshjet e dëborës të cilat nisën që mbrëmë dhe vazhduan që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë sjellë dhe probleme për qarkullimin e mjeteve, por edhe të këmbësorëve, pasi moti shoqërohet nga temperatura të ulta.
VERITAS.COM.AL