-Zëvendësimi i ish-ministrit, në vend të Theresa May, duket pothuajse i sigurt: por kujdes nga surprizat-
Nuk është ende koha për të shpërndarë sigurira, por Boris Johnson është disa hapa larg fitores që do ti lejonte të zëvendësonte Theresa May, si udhëheqës i Partisë Konservatore dhe si kryeministër britanik.
Ndeshja është ende e rezervuar për parlamentarët, por dje ish-kryebashkiaku i Londrës arriti para të gjithëve për herë të dytë radhazi në garën e veçantë për të zgjedhur kreun politik të Tory. Për ta raportuar, ndër të tjerave, ka qene Agi. Ishte sukses që një javë më parë, kur kishin dalë rezultatet pa apel për të gjithë kandidatët e tjerë.
Ish ministri i Punës, në raundin e dytë, ka bindur 126 kolegë të partisë. Dy vendet e tjera të podiumit u fituan nga Jeremy Hunt dhe Michael Gove, por distanca mes atij që kaloi vijën e finishit i pari dhe dy të tjereve mbetet me të vërtetë e konsiderueshme. Vlen të përmendet performanca pozitive e Rory Stewart, i cili po zhvillon një fushatë elektorale atipike, të përqendruar në ecjen rrugëve britanike dhe ne bindjen e sa më shumë votuesve të jetë e mundur përmes tubimeve ne sheshe. Ai nuk është një kandidat shumë partiak. Ndoshta, kur baza militante të thirret në fushë,Stewart mund të pretendojë të mishërojë alternativën më të besueshme.Por deri atëhere duhet të rezistojë.
Delfini i David Cameron, në lidhje me referendumin, votoi për të qëndruar brenda Bashkimit Evropian. Pastaj eshte ai kundërshtimi i tij ndaj Brexitit të vështirë, qe në fakt gjen favoret e njeriut që, të paktën tani për tani, nuk duket se ka rivalë të shquar. Ju e mbani mend, në fakt, se si Boris Johnson deklaroi, pak para fillimit të këtyre zgjedhjeve, se ai ishte i gatshëm ti jepte jetë daljes se Mbretërisë se Bashkuar nga Bashkimi Evropian edhe në mungesë të një rishikimi të marrëveshjes me Brukselin,brenda 31 tetorit.
Megjithatë, gjithçka duket se sugjeron që Johnson duhet të presë vetëm rezultatin përfundimtar të këtyre hapave, për tu përqendruar pastaj vetëm në bazën militante të partisë së tij. Surprizat, megjithatë, janë gjithmonë prapa portes.22 korriku, data në të cilën do zbulojmë fituesin po afron.
Veritas.com.al/