Nga: JILL LAWLESS dhe PAN PYLAS

 

LONDONR (AP) – Kryeministri britanik Boris Johnson u shpërngul nga kujdesi intensiv të enjten në spitalin e Londrës, ku po mjekohet për koronavirusin e ri, ndersa qeveria e tij u tha Britanikëve që të përgatiten për disa javë të tjera në mbyllje.

Zyra e Johnsonit tha se ai ishte “zhvendosur këtë mbrëmje nga kujdesi intensiv përsëri në repart, ku ai do të marrë monitorim të afërt gjatë fazës së hershme të shërimit të tij.”

Ajo tha që Johnson ishte në “humor jashtëzakonisht të mirë”.

Gjendja e tij dukej se po përmirësohej gjatë ditës së kaluar ose pothuaj. Të enjten heret, Sekretari i Jashtëm Dominic Raab, i cili ishte në vend të kryeministrit gjatë takimeve kryesore, tha që Johnson  “po bënte hapa pozitivë përpara”.

Lajmet për përmirësimin e gjendjes së Johnson u mirëpritën në të gjithë spektrin politik Britanik – dhe nga Presidenti i SHBA Donald Trump, i cili tweetoi: “Lajm i shkëlqyeshëm: Kryeministri Boris Johnson sapo është shpërngulur nga Kujdesi Intensiv. Bëhu mirë Boris !!! ”

VERITAS.COM.AL