Boris Johnson ka premtuar “fillimin e epokës së artë”, teksa bëri deklaratën e parë në Dhomën e Përfaqësuesve si kryeministër i Britanisë.

Duke folur para anëtarëve të Parlamentit, zoti Johnson tha se qeveria e tij do ta lëshojë veten drejt Brexit-it me energji, teksa Michael Gove do të drejtojë një plan ‘jo marrëveshje si ‘prioritetin kryesor’.

Ai gjithashtu tha se qytetarët e BE që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar do të kenë të drejta të mbrojtura.

Por Doëning Street nuk do të mund konfirmojë nëse do të ketë ndonjë ligj të ri që përforcojë këtë akt.

Parlamentari i Tory, Alberto Costa – i cili ka bërë fushatë për të drejtat e qytetarëve të BE pas Brexit, mirëpriti premtimin e zotit Johnson, por tha se ‘djalli, si gjithmonë, është në detajet”, dhe se djalli “mund të ketë të bëjë me atë se si do të shkojnë më tej garancitë”.

Duke replikuar rreth deklaratës në Dhomën e Përfaqësuesve, Jeremy Corbyn tha se populli “nuk beson” te premtimet e lëshuara nga kryeministri i ri.

Veritas.com.al/