Aktori reagoi menjëherë. Në një komunikatë të shpërndarë nga People Magazine, ai shpjegon objektivin e tij për t’u përqendruar në “mirëqenien” e gjashtë fëmijëve të tij. “Jam shumë i trishtuar nga kjo gjë, shkruan ai, por ajo që ka rëndësi më shumë tani, është mirëqenia e fëmijëve tanë. I kërkoj me përulje shtypit t’i lërë të qetë ata në këtë moment të vështirë.”
Për këtë askush nuk garanton. Nëse nuk do të ketë mirëkuptim mes tyre për çeshtjen e e tyre, fëmijët do të bëhen shumë shpejt ushqim për furrën mediatike.
Haraç i lavdisë. Egërsia e gazetave të thashethemeve do të jetë e pakontrollueshme. Kjo është ana tjetër e medaljes së magjisë.
Jennifer Aniston reagon për divorcin e Brad Pitt dhe Angelina Jolie
Pas njoftimit të divorcit të Brad Pitt dhe Angelina Jolie, ka reaguar edhe Jennifer Aniston, të cilën aktori e braktisi në 2005 pasi ra në dashuri me Angelina Jolie gjatë xhirimeve të filmit “Mr et Mrs Smith”. Impresionet e saj për lajmin kanë nxitur kureshtjen e të gjithëve në rrjetet sociale.
Kjo është karma!
Sipas pohimeve në US Weekly të një burimi i afërt me aktoren, Jennifer Aniston e ka përmbledhur kështu lajmin në mënyrë ironike “Eh po, kjo është karma!”. Në fakt aktorja ka patur gjithnjë parandjenjën se diçka do të ndodhte midis Brad Pitt dhe Angelina Jolie, dhe se Angelina nuk qe prerë për të. “Ajo është tepër e koklavitur për të. Brad është një djalë mjaft i thjeshtë”.
Megjithëse nuk e frenon veten të ndjejë një lloj satisfaksioni, Jennifer Aniston nuk ua ka uruar kurrë një gjë të tillë. Duke qenë vetë e lumtur, ajo ka dashur që edhe Brad të jetë i lumtur. Aktorja është e martuar me Justin Theroux në gusht 2015, dhjetë vjet pas ndarjes me Brad Pitt.
Pas zyrtarizimit të divorcit, janë të shumtë ata që kanë filluar të bëjnë tifozllëk për “Team Aniston” dhe “Team Jolie” dhe puna ka shkuar deri atje sa të prodhojnë edhe bluzat e ekipeve…