Dhjetë persona janë arrestuar në flagrancë dhe 22 të tjerë janë proceduar penalisht pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, njofton Policia e Shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar, personat e arrestuar dhe të proceduar penalisht dyshohet se kanë qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit.

Mësohet se shtetasit e arrestuar janë; Klers Baci, Livia Losha, Julien Williams, Majkell Jajaj, Romario Bodoj, Elvis Xhafa, Ezekiel Belegu, Enrik Voka, Klejdi Spaho dhe Klejvi Balla.

Si pasojë, janë dëmtuar fizikisht efektivë të Policisë, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale në godinën e institucionit dhe në sinjalistikën rrugore.

Policia bën me dije se gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar gjithsej tetë punonjës policie. Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *