Kryeministri Boris Johnson tha se ishte “i zhgënjyer” me vendimin e kryetarit të parlamentit John Bercow për të mohuar votimin në sallë mbi Brexit
Brexit, një tjetër kolpo skene e një filmi që duket se nuk do te mbaroje kurrë. Protagonist, kryetari i Parlamentit, John Bercow, i cili sot ka mohuar votimin në sale, duke sqaruar se Parlamenti Britanik nuk do të votojë për marrëveshjen e Brexit të arritur nga kryeministri Boris Johnson me BE të premten e kaluar.
“Vendimi im është që mocioni nuk do të diskutohet sot, sepse do të ishte i përsëritshëm dhe kaotik po ta bëja“, ka deklaruar Bercow, duke theksuar se është evidente dhe “e qartë” se të dy mocionet për votimin e marrëveshjes së Johnson me BE janë në të vërtetë të njëjtat. Sipas Kryetarit, në të vërtetë, kërkesa nuk mund të ri-propozohet në të njëjtën formë si te shtunën. Të shtunën e kaluar qeveria kishte paraqitur marrëveshjen në Parlament duke kërkuar nga deputetët ta votonin, por ajo ishte kaluar tashme me miratimin e amendamentit të rebelit konservator Oliver Letwin.
Kjo, shpjegon Agi, “ka imponuar një shtyrje të mëtejshme për ratifikimin e nevojshëm të marrëveshjes me Brukselin“, dhe ka detyruar Boris Johnson t’i shkruajë Bashkimit Evropian, pa e firmosur, një letër me kërkesën për një zgjatje të re të Brexit. Amendamenti, gjithashtu, kërkon ratifikimin e marrëveshjes së tërheqjes vetëm pas miratimit të paketës se ligjeve (Withdrawal Agreement Bill) lidhur me zbatimin e marrëveshjes. Kjo e kishte shtyrë qeverinë konservatore të tërhiqte votimin me qëllimin – e mohuar – për ta paraqitur atë përsëri sot. Por për fat te keq që John Bercow eshte futur në mes edhe një herë, me një zhgënjim dhe hidhërim të madh nga ana e kryeministrit britanik, i cili ka bëre të ditur, përmes zëdhënësit të tij, se ai ishte “i zhgënjyer” me vendimin e Kryetarit për mos lejimin e një votimi në sallë sot për marrëveshjen e Brexit. Johnson gjithashtu akuzon Bercow se i mohoi Parlamentit mundësinë per te realizuar vullnetin e popullit.
Normalisht nuk është e mundur të votohet dy herë për të njëjtën çështje në një seancë parlamentare, por të Shtunën Parlamenti votoi për ndryshimin e mocionit për marrëveshjen, kështu që disa konstitucionalistë argumentuan se teknikisht nuk ishte e njëjta gjë. Opinion qe nuk mendohet keshtu nga Bercow, i cili bllokoi votimin. Ish kryetari konservator 56-vjeçar i Dhomës së Perfaqesuesve, i cili u largua nga partia pas nominimit të tij në 2009 siç e parashikon ligji,në dhjetor ka paraqitur dorëheqjen duke nisur nga 31 tetori, ditën e Brexit. i bindur pro-qëndrimit, ai ndaloi marsin e kaluar Theresa May-in të votojë marrëveshjen e saj pas dy dështimeve . Vendimi – i cili vuri në krizë strategjinë e kryeministrit Tory – u njoftua nga Bercow pas një rindërtimi të gjatë dhe të detajuar të ngjarjeve (me nje refuzim të dyfishtë tepër te rëndë të së njëjtës marrëveshje) dhe rregulloreve të mëparshme të vendosura ndër shekuj, duke kritikuar inisiativat e njëanshme dhe shtyrjet e ripërsëritura të qeverisë.
Dhe tani? BoJo nuk kthehet mbrapsht me siguri dhe do të paraqesë Projektligjin për Marrëveshjen e Tërheqjes para parlamentareve vonë po sot, me një votim të mundshëm për tekstin qe nesër, duke shpresuar të shpejtojë procesin legjislativ. Opozita do të bëjë gjithçka për të “sabotuar” planet e tij, duke marrë parasysh që Bojo nuk ka një shumicë parlamentare: Partia Unioniste e Irlandes se Veriut (Dup) është kritike kundrejt paktit të negociuar me Brukselin nga Kryeministri, pasi kjo e fundit vendos një kufi doganor në Detin e Irlandes, dhe kjo mund të kërcënojë bashkimin e Irlandës Veriore me Britaninë e Madhe.
Veritas.com.al/