Sipas disa burimeve evropiane, BE mund të zgjasë daljen e Britanisë së Madhe pas 29 marsit 2019 me dy kushte. Por Theresa May konfirmon: “Nuk do të shtyhet,kam qenë e qartë. Ndejtja do të shkaktonte një katastrofë demokratike”
Nga: Giovanna Pavesi /
BE mund të hapet ndaj mundësisë se zgjatjes së Brexit përtej 29 marsit 2019.
Por me dy kushte: që Mbretëria e Bashkuar të bëjë një kërkesë formale dhe që 27 shtetet anëtare të japin miratimin unanim për të lejuar zgjatjen e nenit 50 të Traktatit, i cili përcakton kohëzgjatjen e negociatave për daljen brenda dy viteve.Ja bene te ditur Agi-t, disa burime evropiane.
Propozimi për zgjatjen
Hipoteza e shtyrjes mund të jetë zgjidhja e vetme edhe ndaj refuzimit te mundshëm në orët e ardhshme të marrëveshjes së arritur mes Kryeministres Theresa May dhe BE në 27 në Dhomën e Ulet.Edhe pse kërkesa e Mbretërisë së Bashkuar për të zgjatur afatin dyvjeçar të përcaktuar në nenin 50, do të hapte një numër të panjohurash, të tilla si koha e zgjatjes, objektivi i saj dhe pjesëmarrja britanike në zgjedhjet evropiane majin e ardhshëm.
Shtyrja “teknike”
Sipas një burimi tjetër, BE do të jetë e disponueshme për një shtyrje “teknike” prej disa muajsh për të lejuar politikëbërësit britanikë të dalin nga bllokimi i tanishëm me një qeveri të re, zgjedhje të parakoshme apo edhe një referendum të dytë për daljen e Mbretërise se Bashkuar nga Bashkimi. Dhe për mundësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet evropiane, një vendim për ndarjen e vendeve në Parlamentin Europian parashikon që në rast të shtyrjes së Brexit, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet Anëtare mbajnë ende numrin e anëtarëve aktual deri në kohën e tërheqjes.
May: “Do të dalim më 29 mars”
Interrogata sulla questione, il Primo Ministro May avrebbe ribadito, però, che il Paese “uscirà il 29 marzo“. E ha aggiunto: “Sono stata chiara, non credo che dovremmo prolungare l’articolo 50 e non credo che dovremmo avere un secondo referendum“. E, in queste ore, è tornata a difendere l’accordo sull’uscita, sottolineando che il governo ha il dovere di attuarlo, perché la mancata esecuzione dell’uscita potrebbe causare un processo che May stessa definisce “catastrofico“.
E pyetur në lidhje me këtë çështje, Kryeministrja May kishte përsëritur, megjithatë, se vendi “do të dalë më 29 mars“.Dhe ka shtuar: “Isha e qartë, nuk mendoj se duhet ta zgjasim nenin 50 dhe nuk mendoj se duhet të kemi një referendum të dytë”. Dhe, në këto orë, ajo u kthye për të mbrojtur marrëveshjen mbi daljen, duke nenvizuar se qeveria ka për detyrë ta zbatojë atë, sepse dështimi për të ekzekutuar daljen mund të shkaktojë një proces që vetë May e quan “katastrofike”.
Laburistet: “May ka dështuar përsëri”
“Kryeministrja ka dështuar përsëri,” tha Keir Starmer, ministër per Brexit në qeverinë hije të Laburisteve pas fjalimit të mbajtur nga May në prag të votimit.
Veritas.com.al/