Liderët e Bashkimit Europian kanë pranuar shtyrjen  me gjashtë muaj të Brexit-it britanik, p[as pesa orë bisedime në Bruksel.

Afati i ri- 31 tetor- eviton shpresën e Mbretërisë së Bashkuar për t’u larguar nga BE pa një marrëveshje ditën e premte, gjë që akoma po e presin anëtarët e Parlamentit.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk tha se ‘mesazhi i tij për miqtë Britanik’ është ky: “Ju lutem mos humbi kohë”.

Theresa May, e cila donte një shtyrje më të shkurtër, tha se Mbretëria e Bashkuar akoma kërkon të largohet nga BE sa më shpejt të jetë e mundur”.

Mbretëria e Bashkuar duhet që tani të mbajë zgjedhjet për Parlamentin Europian në muajin Maj, ose të largohet në qershor pa marrëveshje.

Kryeministrja më parë u ka thënë liderëve se ajo kërkon që zhvendosë datën e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga kjo e premte për në 30 qershor, me opsionin që të largohet edhe më parë nëse tërheqja nga marrëveshja ratifikohet nga Parlamenti.

Veritas.com.al/