-Kryeministrja i mbijeton votës se mosbesimit në Dhomën e Ulët. Mocioni u rrezua me 325- jo dhe 306- po.-

Nga: Andrea Riva/ 

Theresa May ka kaluar mosbesimin e paraqitur dje nga Jeremy Corbyn, kreu i Partisë Laburiste Britanike.

Mocioni u rrezua me 325 jo dhe 306 po. Pasi ka mbledhur votat e besimit, Kryeministrja tha se ishte gati të punonte me të gjithë për të nxjerrë Britaninë nga Bashkimi Evropian.

Që të hënën qe vjen, kryeministrja do të kthehet në Westminster me një hipoteze të re të marrëveshjes mbi Brexit. “Kjo Dhomë – tha May – ka akoma besimin e popullit britanik”. Qe pastaj ka vazhduar: “Jam e lumtur që Dhoma ka shprehur besimin e saj.

Do të vazhdojmë të punojmë për të arritur rezultatin e shprehur në referendum dhe të largohemi nga Bashkimi Evropian. “Për këtë arsye, kryeministrja ka njoftuar ” një seri takimesh midis qeverisë dhe parlamentarëve “. Takime por qe jane vene ne pikepyetje nga Corbyn, i cili, siç raporton AdnKronos,ka thene se nuk do të bashkëpunojë me Kryeministren “nëse ajo nuk heq qartësisht dhe njëherë e përgjithmonë” opsionin e nje Brexit “pa marrëveshje”.

Skenari i një dalje nga BE pa një marrëveshje preokupon (shumë) politikanët britanikë.I pari nga të gjithe, Corbyn, i cili, siç shkruan AdnKronos, ka thene: “Para se të bëhet cfarëdo diskutimi pozitiv mbi rrugën per te shkuar përpara, qeveria duhet të heqë,ne menyre te qartë dhe njëherë e përgjithmonë,mundësinë e një JO marrëveshjeje katastrofike dhe te gjithe fatkeqesine që do të sillte. Ftoj Kryeministren të konfirmojë tani se qeveria nuk do të tolerojë një dalje pa marrëveshje të Britanisë së Madhe nga BE “.

Veritas.com.al/