Përveç kërkimit të krijimit të burgjeve ekskluzive për myslimanët që nxisin ekstremizmin ose përpiqen të konvertojnë të burgosurit jo-islamikë, është propozuar të vendosen ndalime për xhamitë që marrin para nga jashtë dhe abrogimin e kategorisë së “krimit te ‘urrejtjes’

Në Britani, United Kingdom Independence Party (Ukip), gjatë konferencës vjetore dhe 25-vjetorit te ditëlindjes së partisë, mbajtur pranë Qendrës Ndërkombëtare të Konventës në Birmingham, ka propozuar “burgje vetëm myslimanë” dhe masa te posaçme të kontrollit (një shqyrtim speciali i sigurisë) për emigrantët potencialë “nga vendet islamike”.

Propozimet janë shfaqur përmes një dokumenti të ri politik dhe përveç kërkesës për krijimin e burgjeve “ekskluzive” për myslimanët të cilët “nxisin ekstremizmin ose përpiqen të konvertojnë të burgosurit jo islamikë”, është propozuar vendosja e ndalimeve mbi xhamitë të cilët marrin para nga jashtë dhe heqja e kategorisë “krim i urrejtjes”.

Kreu i partisë Gerard Batten, i cili në të kaluarën e ka përshkruar Islamin si një “kult të vdekjes”, ka shpjeguar se me këto propozime duam ta “bëjmë Ukip një parti populiste në kuptimin e vërtetë të fjalës”. Por Nigel Farage, i cili ka qenë udhëheqës i lëvizjes indipendente të Britanisë për vite, ka paralajmëruar se me këto propozime “të së djathtës ekstreme” Ukipi rrezikon “margjinalizimin”.

Veritas.com.al/