Një 49-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Kavajë. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:05, në aksin rrugor Gose-Vilbashtovë.
Sipas informacionit paraprak të policisë, një automjet me drejtues shtetasin me iniciale C. N. është përplasur me një motomjet.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi me iniciale L. A., 49 vjeç.
Njoftimi:
Rreth orës 09:05, në aksin rrugor Gose-Vilbashtovë, Kavajë, një automjet me drejtues shtetasin C. N. është përplasur me një motomjet.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi L. A., 49 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komente