( Lindje dielli në Bournemouth, Dorset sot e Dielë)/
Parashikuesit e motit thonë se temperaturat do të ngjiten në 16 gradë C., në disa pjesë të Britanisë kësaj jave. Do të jetë më ngrohtë se në pjesën më të madhe të Europës; masa ajri të ngrohtë subtropikal do të fryjnë dhe do të sjellin mot të ngrohtë.
Britania do të jetë më e ngrohtë se Turqia këtë javë para se të përfshihet nga erëra të shpejtësisë 70mph dhe me Stuhinë ‘Dylan’ që kërcënon të bëjë kërdinë për Krishtlindje.
Pjesa jug perëndimore do të jetë me temperatura deri 16C, madje edhe në Skoci do të arrijnë në 15C. Në një kohë kur në Stamboll temperaturat do të jenë: 11C të Martën dhe 8C të Mërkurë, sipas parashikimeve.
Parashikohet që para Krishtlindjeve të jetë moti më i nxehtë se kurrë, madje duke kapërcyer edhe rekordin e deritanishëm. Temperatura 15.6C u arrit para 121 vjet në Edinburgh- në vitin 1896 dhe në Devon në vitin 1920.
Po fitojnë firmat e basteve që thonë se këtë vit ‘kemi shanse për Krishtlindje të bardha’.
Veritas.com.al/