(Theresa May pas intervistës me Le Figaro. Foto: AFP)/

Britania do ta lërë Tregun Europian dhe nuk do të dëgjojë “lutjet çarravitëse” të një pjesë të anëtarëve të Bashkimit Europian që të mbajnë në “treg” Britaninë pas Brexit.

Në një artikull për gazetën franceze Le Figaro, Zonja May tha se ishte e rëndësishme që të ruhen lidhjet ekonomike me BE, duke përfshirë “të drejtat” për një Treg të Vetëm, por ajo shtoi se Britanikët nuk mund të pranojnë vazhdimin e lirisë së lëvizjes.

“Sa po të lëmë BE, do të kërkojmë mundësitë më të mëdha për në Tregun e vetëm Europian përmes një marrëveshje të re, bashkëvepruese dhe ambicioze”, shkroi zonja May.

“Kjo përsëri nuk do të thotë që të mbahet anëtarësia në tregun  vetëm”

“Presidenti Holande (i Francës) dhe liderë të tjerë evropian kanë qenë shumë të qartë se kjo nënkupton pranimin e “katër lirive” të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve; dhe unë e respektoj këtë pozicion.

“Britanikët e kuptojnë se liderët e BE duan të vazhdojnë me procesin e integrimit. Ne nuk duam”.

/Veritas.com.al/