Një burrë ka shkaktuar një shpërthim jo të fuqishëm në Staciuonin Qëndror të trenit në Bruksel- sipas zëdhënësit të Policisë Federale- transmeton BBC.

Burri u qëllua nga ushtarët brenda stacionit dhe askush tjetër nuk është plagosur.

Policia tha se situata ndodhet nën kontroll. Stacioni i trenit dhe Grand Place e qytetit u evakuan.

Në Mars 2016, 32 persona vdiqën në Bruksel, dhe autorësia u mor nga Shteti Islamik.

Sipas gazetës Belge ‘La Libre’, duke cituar prokurorët, burri që u qëllua me armë ishte i veshur me çantë shpine dhe me brez bombash.

Veritas.com.al/

https://youtu.be/VoOVdX_bJbM