Këtë të martë, 4 nëntor, në Bruksel zhvillohet samiti për zgjerimin e BE-së, i cili do të bëjë bashkë udhëheqësit e vendeve kandidate për anëtarësim në Union. Punimet e këtij samiti pritet të nisin në orën 14:00 deri në 17:00.
Në samitin në Bruskel i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, po ashtu, do të jenë kryeministri malazez Milojko Spajiç, ai maqedonas Hristijan Mickoski, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy si dhe Presidentja e Moldavisë Maia Sandu. Kurse nga Unioni do të jetë Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Ndërkohë rreth orës 02:30, Kryeministri Rama do të jetë pjesë e panelit të “EU Enlargement Summit”, së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi Milojko Spajiq dhe Kryeministrin e Maqedonisë së veriut Hristijan Mickoski./
Komente