Ky ishte Samiti i pari i parë i ‘Ballkanit të Hapur’ i shoqëruar me protesta kundër, në asnjë prej kryeqyteteve të tre vendeve iniciuese, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Serbi. Pasditen e djeshme ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri, Sali Berisha organizoi një protestë kundër vizitës në vendin tonë të një Presidenti të një vendi tjetër, Aleksandër Vuçiçit. Por të menjëhershme e mori përgjigjen nga vetë Bashkimi Evropian.

Komisioneri Europian i Zgjerimit, Oliver Varhelyi tha qartë se BE e mbështet nismën dhe jo vetëm që nxit vijimin e saj por i ben thirrje dhe shteteve të tjera ti bashkohen. Në një lidhje online me Samitin e Open Balkan që po zhvillohet sot në Tiranë, Varhelyi tha se duhet të mbahet konferenca ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

Samiti në Pallatin e Brigadave në Tiranën, ku marrin pjesë Kryeministri Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, si dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pritet të përfundojë me nënshkrimin e 5 marrëveshjeve.

Në fjalën përshëndetëse të nisjes së takimit Open Balkan, kryeministri Edi Rama nënvizoi rëndësinë e kësaj nisme për vendet e rajonit, duke theksuar se kjo është një nismë gjithëpërfshirëse, e ndërsa u bëri thirrje vendeve të tjera që tu bashkohen. Nga ana tjetër presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçi tha se objektivi është që të lidhim njerëzit me njëri -tjetrin, duke theksuar se kjo është një nismë gjithëpërfshirëse. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e kishte një mesazh për të gjithë ata që do të vijnë më pas në pozicionet e drejtuese të vendeve të ‘Open Balkan’. Ai tha se kjo nismë duhet ruajtur si një rrugë drejt të ardhshme së përbashkët.

Marrëveshjet:

Marrëveshja e parë që pritet të nënshkruhet është ajo për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Një tjetër marrëveshje që pritet të nënshkruhet është për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja e tretë që do të nënshkruhet, është ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

Tjetër marrëveshje që do të nënshkruhet është, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

Dhe marrëveshja e pestë është ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).