Të Enjten në programin televiziv të WABC, titulluar “The Rita Cosby Show,” komntatori konservator Pat Buchanan tha se lëshimi sot i bombës  “nënë e bombave” (MOAB)  e cila ra në një kompleks tunelesh të ISIS në Afganistan kishte gjithashtu kuptimin se i dërgohej një “mesazh” Koresë së Veriut.

Buchanantha se, “E para, mendoj se është një sinjal i dukshëm se Donald Trump po dëgjon gjeneralët e tij dhe se është gjithnjë e më i lidhur me ta dhe se po ua pranon këshillat. Ky është kuotimi i asaj që ata shkuan drejt tuneleve dhe vranë militantët e Al Qaeda ose të ISIS pikërisht në vendin ku ata jetonin. Por le të themi, Rita, ky është mesazhi i dytë  që po dërgohet, dhe ky i dërgohet Koresë së Veriut. Koreano Veriorët kanë kryer provat e bombës bërthamore thellë në tunele; lëshimi i “mamasë së bombave” nga Amerika  mendoj se ky është një mesazh se ne mund të hyjmë edhe atje në thellësi të tuneleve dhe t’i shkatërrojmë asetet e tyre brenda në tokë si edhe mbi tokë. Ky është mesazhi për Korenë e Veriut”- tha Buchanan.

/Veritas.com.al/