(AP) — Bullgaria ka kundërshtuar të nënshkruajë marrëveshjen dypalëshe me vendet e Bashkimit Europian për ri pranimin e emigrantëve të cilët hynë në BE përgjatë kufijve të vendeve të Ballkanit.

Mbështetur nga gjithë legjislacioni kryesor përgjatë linjave europiane, Parlamenti Europian ka aprovuar të Premten një rezolutë që i detyron qeveritë të nënshkruajnë ri- pranimin dhe reformat e propozuara mbi rregullat e azilit në Europë.

Aktualisht, emigrantët supozohet të rikthehen në vendet nga ku kanë kaluar për herë të parë drejt BE për azil, por një rregull i tillë rrallë është zbatuar.

Bullgaria, e cila ka vulosur kufijtë e saj me Turqinë do të vendosë kufij me tela me gjemba për të parandaluar që vendi të kthehet në një portë hyrëse drejt Europës. Bullgaria po bën thirrje  që BE të mbyllë kufijtë e jashtëm të BE dhe për ndërtimin e kampeve të emigrantëve në LIBI.

Veritas.com.al/