(FOTO: Këta të dy, Aleko dhe Afërdita Kosta, mbetën viktima të mëngjesit sot)

Policia njofton se sot herët në mëngjes, kanë mbetur të vrarë dy persona, burrë e grua, në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Palorto’, në rrethana, dri tani- krejt të panjohura.

Sipas të dhënave të para dyshohet se konflikti mes vrasësit dhe çiftit të familjarëve ka nisur për pronësinë mbi kopështin në mes tyre.

Është bërë e ditur vetëm se kundër çiftit ka qëlluar me armë zjarri fqinji i tyre.

UPDATED:

Mësohet se viktimat janë Aleko dhe Afërdita Kosta, ndërsa autori është Apostol Kosta, i cili pasi i ka kryer krimin ka qëlluar edhe veten, por është dërduar në spital me plagë pa rrezik për jetën.

Policia njofton:

“Policia mori njoftim se rreth orës 07:25, në lagjen Palorto, Gjirokastër ka patur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanstatuan se shtetasi Apostol Kosta është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë zjarri mbi shtetasit A.K, 66 vjeç dhe A.K, 49 vjeçe (bashkëshortë). Për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit A.K dhe A.K, ndërsa autori ka tentuar të kryej vetvrasje. Ai ndodhet i plagosur në spital në gjendje të rënde. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkaqe pronësie”, sqaron policia.

Në vend kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Veritas.com.al/