“Kemi qenë të vetëdijshëm që në ditën e parë se do jetë një sfidë e madhe dhe një test i madh karakteri dhe dinjeteti për shtetin”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, në takimin me sektorin bankar pas dhunës në protestat që kanë përfshirë Tiranën ditët e fundit.
Rama tha se ka patur informacion për skenarët më të këqinj, përfshi atë të një tjetër 21 janari.
Kemi patur informacion edhe për mundësinë e skenarëve më të këqinj, për të provokuar një tjetër 21 janar, për ta provokuar policinë, për të reaguar në mënyrë disproporcionale duke, lart qoftë, krijuar një situatë simetrike me 21 janarin.
Kemi neutralizuar edhe sulm me dron me eksploziv ndaj kryeministrisë por me këtë vetëdije ka qenë një vijë e kuqe shumë e qartë për të gjithë.
Edhe ata me kapuc janë fëmijët e këtij vendi janë të verbër të manipuluar, të braktisur, ndoshta ndonjëri edhe nga vetë familja e vet. Është e frikshme të shikosh se si në ekrane njerëz që marrin përsipër të përfaqësojnë zërin e shoqërisë akuzojnë policinë e shtetit për dhunë disproporcionale” theksoi Rama.
Komente