(FOTO: Kjo është anija cruise Emerald Princess, me të cilën udhëtonte çifti)/

Një burrë ka vrarë të shoqen kur po udhëtonin me anije cruise në shtetin e Alaska të Shteteve të Bashkuara. Arsyeja? Dëshmitarët thonë se kjo ndodhi vetëm pse “ajo nuk po ndalonte të qeshurën” me të.

Kenneth Manzanares është akuzuar për vrasjen e gruas së tij 39 vjeç, trupi i të cilës është gjetur në kabinën e tyre, me plagë shumë të renda në kokë.

Burri është ndaluar pasi agjentët e sigurisë gjetën gjak në dardhe në veshjen e tij- sipas dokumenteve në gjykatë.

Avokati publik i casktusar që të mbrojë zotin Manzanares nuk ka komentuar akoma.

Viktima është identifikuar nga media amerikane, si Kristy Manzanares, nga Utah.

Një dëshmitar që hyri në kabinën e çiftit para agjentëve të sigurisë tha se ka parë trupin e 39 vjeçares duke e tërhequr zvarrë në ballkon.

Kur u pyet zoti Manzanares se çfarë ndodhi, burri pretendoi se “Ajo nuk po pushonte duke qeshur me mua”.

Më vonë, gjatë pyetjeve nga agjentët e FBI, i dyshuari për krimin tha se “Tani jeta ime mori fund”.

Ngjarja ndodhi të Martën në mbrëmje në anijen cruise Emerald Princess që operon në kompanisë detare ‘Princess Cruises’. Ajo ishte nisur me rreth 3,400 nga Seattle ditën e shtune për një udhëtim një- javor.

Veritas.com.al/