(FOTO: Ministri Ammanuel Niyonkuru)

Një person, identiteti i të cilit nuk dihet, ka vrarë ministrin e Mjedisit të Burundit, Emmanuel Niyonkuru- njoftoi sot një zëdhënës i policisë. Shteti afrikoanolindor prej kohsh po rrënohet për shkak të konflikteve të brendshme.

“Ministri u qëllua për vdekje, me  pistoletë në orët e para të ditës së sotme, në lagjen ‘Rohero’ të kryeqytetit Bujumbura”, postoi në Twitter zëdhënësi i policisë, Pierre Nkurikiye.

“Policia ka arrestuar një grua me dyshimin se është e përfshirë në vrasjen e ministrit”, shtoi zëdhënësi.

Veritas.com.al/