Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka emëruar drejtuesin e ri politik të Shkodrës, pas dorëheqjes së Helidon Bushatit.
Pa kaluar jo më tepër se një orë, Basha ka vendosur të emërojë drejtues politik për Shkodrën, Enkelejd Alibejan.
Përmes mesazhit ne mediat socioale, Bushati njoftoi sot se po largohet nga posti i drejtuesit politik, pas një reflektimi të thellë për situatën e vështirë që po kalon Partia Demokratike.
Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë:
Duke e konsideruar qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj.
Duke falenderuar z. Helidon Bushati për rolin dhe përgjegjësinë e marrë në drejtimin e qarkut gjatë betejës elektorale të 25 Prillit dhe fokusimin e tij aktual tek beteja parlamentare kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës, Kryetari i PD shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD dhe në krye të fitores së PD në gjithë Shqipërinë.