Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar budallallëk qëndrimin e Partisë Demokratike për çështjen e Butrintit.

“Sot e gjithë ditën ka një pretendent fizik, subjekt fizik për Butrintin si pronë familjare.  I keni njohur pronën në teatrin Antik të Butrinti një subjekti fizik. Keni pranuar se sot në Shqipëri jeton stër, stër stër stër stër nipi i atyre që ndërtuar teatrin antik. Këta jeni ju. Budallallëku në familjen tuaj është sëmundje ngjitëse. E keni në ADN-në e partisë tuaj që të trashëgoni budallallëkun brez pas brez dhe që ta bazoni të gjithë përsiatjen tuaj për t’i bërë njerëzit për budallenj. Jeni si ajo pjesa e ndarë përgjysmë nga e njëjta gjë. Vini flini këtu për vlerat e trashëgimisë sonë kulturore ju. Ju që kulturalisht jeni kërcënimi më i madh i vendit tonë, agresion permament mbi shoqërinë tonë. Ju që kulturalisht kërkoni ta ktheni Shqipërinë në kohën kur luftonte Amerikën”, tha kryeministri Rama.