(FOTO: Rama dhe Berisha që replikuan sot mbi projekt- buxhetin)

/ Veritas.com.al/

Sot në Kuvend po shqyrtohet buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm. Qeveria e Rilindjes, që i ka fituar zgjedhjet në vitin 2013, edhe për vitin 2017 del me sloganin “fajin  ka Saliu”. Përsëri sot në Kuvend, qeveria duke prezantuar projekt- buxhetin, prezantoi edhe një herë “borxhin e lënë nga qeveria Berisha”. Vetë kryeministri Rama e trajtoi këtë temë, gjatë e gjatë, njësoj si ditën e parë të qeverisjes.

Kryeministri aktual tha se “buxheti i shtetit këto tre vjet e gjysmë” i ka duart të zëna me borxhin “prej 720 milionë euro” që ka lënë Berisha.

Ish kryeministri Berisha, i cili ditën e  fundit të qeverisjes la mbi tavolinë gjithë dosjet de provat e qeverisjes prej tetë vjet, u bë garant në Kuvend  se “borxhi i shtetit nuk ishte 720 milionë, por vetëm 120 milionë”.

Në fakt kjo provë është shfaqur disa herë, sa herë që qeveria e Rilindjes ka pretenduar se Ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë një borxh prej 720 milionë, domethënë më shumë se pesë herë mbi borxhin faktik.

Qysh prej fillimit pak kush e ka analizuar “gropën” që po hapte qeveria e Rilindjes për një “buxhet të padukshëm”, i cili do të varrosej si buxhet. Provat e mëvonshme, sidomos provat e këtij viti, kanë hedhur dritë mbi dyshime të qenësishme se ku kanë “fluturuar” paratë e quajtura “buxhet”!

Publiku është njohur me afera të tmerrshme mafioze dhe shkatërrimtare për buxhetin, si luksi qeverinë, udhëtimet, ekspozitat e kryeministrit në botë, tenderë, blerja e votave, etj. Më në fund, sipas mediave amerikane, kryeministri Rama i ka bërë financime administratës së Obamës dhe fushatës së Hillary.

Mediat amerikane nxorën në shesh edhe një investim gjoja të kryer nga zonja Clinton për “blerje armësh” në Shqipëri me një shumë prej rreth 300 milionë dollarë. Për këtë ka dëshmuar vetë ndërmjetësi në tregtinë e armëve, i ashtuquajturi “Lord of the Ëar”, një rus i sprovuar në këtë aferë.

Sot para Kuvendit u shfaq përsëri hija e këtyre donacioneve, që me sa duket janë fshehur edhe nën etiketën “borxh për t’u larë”, por që nuk lahet kurrë.

Ish kryeministri Berisha zbuloi edhe një skandal tjetër. Ai tha se qeveria ka deklaruar sikur ka ndërtuar 980 kilometra rrugë, por këta “janë një mashtrim”, tha ai. Po fondet e dhëna për mashtrimin ku janë. Edhe në bregdetin e qytetit të Vlorës- tha Berisha- një rrugë me gjatësi 80 kilometra është paguar me 84 milionë euro, pra pak më shumë se 1 milionë euro- 1 km rrugë në fushë.

Si të ishte në malet e Semeringut ku ndërtoi Karl Gega.

Po përsëri gropa mbetet e dyshimtë për donacione dhe blerje influencash nga qeveria “Rilindja”.

/Veritas.com.al/