Mësohet se sonte, edhe rrreth 40 orë para se të mbushen 90 ditë nga ngritja e Çadrës së Protestës, dështuan bisedimet e iniciuara nga diplomacia e shtetit Amerikan, sipas paketës së të dërguarit të BE, David McAllister.

Pas përgjigjes negative që dha kryeministri Rama, i cili nuk e pranoi paketën ‘McAllister’, kryetari i PD, Basha, me kryetarët e partive aleate në opozitë, vendosën që Protesta të vazhdojë deri në arritjen e qëllimit politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nesër- dita e 91 me ‘një kohë pa limit’ siç ka deklaruar opozita për protestën.

/Veritas.com.al/