Shqipëria pritet të hapë një tjetër kapitull të negociatave me Bashkimin Evropian në 17 Dhjetor. Presidenca hungareze e Këshillit të Evropës njoftoi përmes një postimi në rrjetin social X se është dhënë aprovimi për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare me vendin tonë.

“Ambasadorët kanë miratuar gjithashtu qëndrimin e përbashkët të BE-së për grupin 6: Marrëdhëniet e jashtme, duke lejuar që konferenca e tretë ndërqeveritare me Shqipërinë të mbahet më 17 dhjetor”, njofton nga Presidenca hungareze e Këshillit të Evropës.

Pritet që ky kapitull i negociatave të mbyllet shpejt nga vendi ynë, pasi deri më tani Shqipëria e ka njehësuar politikën e jashtme me atë të BE.

Konferenca e dy ndërqeveritare Shqipëri-BE u mbaj në 15 tetor, duke hapur grup-kapitullin e parë të negociatave, ndërkohë të dyja palët kanë vendosur afatin 2030 për anëtarësimin. (A2 Televizion)

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *