Sekretari i Jashtëm Britanik, David Cameron ka anuluar takimin e parashikuar në axhendën e vizitës së tij në Shqipëri me Presidentin Bajram Begaj. Shkak është bërë axhenda e ngjeshur e Cameron.

Klan News raporton se pas rreth 2 orësh vizitë zyrtare në Tiranë, David Cameron është nisur drejt aeroportit të Rinasit, prej nga ku do të largohet nga Shqipëria.