Në fjalimin drejtuar kombit, Vladimir Putini rikthehet duke kërcënuar Turqinë. “Nuk do të ndalemi me sanksione”. Dhe konfirmon angazhimin në Siri kundër terroristëve të ISIS-it
“Nëse dikush mendon se reagimet e Rusisë do të kufizohen tek sanksionet tregtare, atëherë gabohet rëndë”.
Në fjalimin e tij drejtuar kombit, Vladimir Putini rilëshon akuzat e tij kundër Turqisë, për bashkëpunim të fshehtë me fytprerësit e Shtetit Islamik, dhe kërcënon haptaz Erdoganin. “Nuk do ta harrojmë rrëzimin e avionit rus – paralajmëron ai – turqit do të pendohen”.
Ai që i ka folur sot në mëngjes Rusisë, ka qenë një Vladimir Putin i zemëruar me Turqinë dhe komunitetin ndërkombëtar, politikat përçarëse të të cilit vetëm sa u japin më shumë nxitje militantëve të Kalifatit.
Por në të njëjtën kohë, shfaqet gjithmonë e më i vendosur që të marrë angazhimin për ta mposhtur Abu Bakr al Baghdadin dhe njerëzit e tij, që terrorizojnë Lindjen e Mesme dhe kërcënojnë Perëndimin.
Pasi ka falënderuar ushtarakët rusë që luftojnë ISIS-in dhe prindërit e dy ushtarëve, që ishin me mision në Siri kur u vranë nga raketat e turqve, ai ka kërkuar “një grusht të vetëm” kundër terrorizmit. “Duhet të lëmë mënjanë të gjithë dallimet dhe të krijojmë një front unik dhe të fuqishëm antiterrorist, që të veprojë në bazë të të drejtës ndërkombëtare dhe nën udhëheqjen e OKB-së”.
03 Dhj 2015