CHARLIE SPIERING

Presidenti Donald Trump publikoi të Dielën një video përshëndetëse të së Dielës së Pashkëve nga Shtëpia e Bardhë, gjatë krizës së koronavirusit.

“Kjo Pashkë do të jetë shumë më ndryshe nga të tjerat sepse në shumë raste, ne do të ndahemi vetëm fizikisht nga kishat tona,” tha Trump. “Ne nuk do të qëndrojmë atje pranë njëri-tjetrit, gjë që do ta dëshironim, dhe së shpejti do të jemi përsëri, por tani po mbajmë distancen.”

Trump ishte optimist për përparimin e bërë në luftën e vazhdueshme kundër përhapjes së virusit.

“Ne po shpëtojmë nga murtaja, është një plagë në vendin tonë siç nuk e kemi parë kurrë,” tha ai. “Por ne po e fitojmë betejën po e fitojmë luftën.”

Trump u bëri thirrje të gjitha familjeve të festojnë Pashkën.

“Festoni, mblidhni familjen bashke si askush tjetër, kemi shumë për ti qenë mirënjohës,” tha ai.

Presidenti Trump tha të Premten se do të shikojë shërbimet e së Dielës së Pashkëve në internet gjatë krizës së koronavirusit.

Zonja e Parë Melania Trump gjithashtu i uroi vendit një Pashkë të Gëzuar, duke ndarë një video ku ajo lexonte një histori Pashkësh.

“Gëzuar Pashkën,” tha Melania. “Shpresoj që ju të jeni në gjendje të shijoni këtë festë të veçantë dhe të jeni të sigurt për t’u kujdesur për veten dhe njëri-tjetrin.”

VERITAS.COM.AL