Aktorja franceze, Catherine Deneuve ka kërkuar ndjesë para viktimave të sulmeve seksuale pasi firmosi një letër të hapur ku argumentohej se fushata kundër ngacmimeve seksuale ka shkuar shumë larg.
Ajo tha se i vinte keq nëse ka ofenduar viktimat e “aktit të neveritshëm”.
Javën e kaluar, ajo kishte një reagim të ashpër si edhe 100 gra të njohura që firmosën një letër ku thuhej se burrat mund të “jenë të lirë të sulmojnë mbi” gratë.
Disa aktivistë thanë ndërhyrja e ka zvogëluar dhunën seksuale.
Letra e nënshkruar nga shkrimtare gra franceze, aktore dhe akademike, u publikua në gazetën Le Monde të martën e kaluar.
Ajo thoshte se është legjitime dhe e nevojshme të flasim kundër abuzimit me pushtetin nga disa burra, denoncimet konstante kanë dalë jashtë kontrollit.
“Vëllazërisht përshëndes të gjitha viktimat e këtyre akteve të shëmtuara që mund të kenë shkaktuar shqetësim nga letra e publikuar në Le Monde” shkruan aktorja.
Veritas.com.al/