Ambasadori amerikan Eric Wendt këtë të mërkurë pati takimet e para. Ndalesa e parë ishte Kryeministria, herët këtë paradite, ku Edi Rama e mirëpriti. Rama reagoi shpejt duke shparëndarë një fotografi për mirëseardhje.
Mesazh më të gjatë mbi takimin bëri vetë selia diplomatike amerikane, ku zbuloi bisedën mes Wendt dhe Ramës dhe prioritet e misionit të tij.
“Një partneritet i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku. Ambasadori Eric wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar” shkruhej në postim.
Zyrtarisht ambasadori Wendt nisi detyrën të shtunën e 26 shtatorit ndërsa dorëzoi kredencialet tek Presidenti Begaj dhe në këtë mënyrë ka nisur misionin e tij në Shqipëri, gati 3 vjet pas largimit të Juri Kim.
Komente