Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe deputeti demokrat, Gazment Bardhi kanë zhvilluar vizitë zyrtare në Berlin, ku kanë takuar deputetin e CDU/CSU të Bundestagut gjerman, Gunther Krichbaum.

Në fokus të bisedës ka qenë përmbushja e reformave integruese të vendit, lufta ndaj korrupsionit, reformën territoriale e zgjedhore si dhe nevojën për të forcuar Partinë Demokratike si alternativë qeverisëse.

Bardhi shkruan se e vetmja rrugë e sigurt drejt të ardhmes europiane  është partneriteti i PD me BE dhe CDU/GPP në Bundestag.

Ndërsa Alibeaj tregon se bashkëbiseduan mbi çështje të rëndësishme të procesit të Integrimit Europian të Shqipërisë, përmbushjën e parakushteve dhe rrugën që duhet të ndjekë politika shqiptare në këtë proces.

“Bashkëbiseduam mbi çështje të rëndësishme të procesit të Integrimit Europian të Shqipërisë, përmbushja e parakushteve dhe rrugën që duhet të ndjekë politika shqiptare në këtë proces, si dhe sfidat që prekin sistemin e drejtësisë ndër vite, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si garantues të demokracisë funksionale.

Reformat e ndërmarra nga PD në shërbim të qytetarëve, reforma Administrativo-Territoriale dhe reforma Zgjedhore janë hapa konkretë qe duhet dhe do të sjellin produkte të prekshme për shqiptarët.

E siguruam z. Krichbaum për qëndrimin e palëkundur dhe vendimet e marra pa kthim pas të PD në rrugën e saj drejt të ardhmes, me fokus në shërbim të qytetarëve dhe demokracisë.”, shkruan Alibeaj.

Ndërsa Bardhi shkruan:

“Sëbashku me kryetarin e grupit të PD-së, Alibeaj në një diskutim miqësor në Berlin me Gunther Krichbaum mbi përmbushjen e reformave integruese të vendit, luftën ndaj korrupsionit dhe nevojën për të forcuar PD si alternativë qeverisëse.

Partneriteti i PD me BE dhe veçanërisht GP të CDU/CSU në Bundestag është e vetmja rrugë e sigurt drejt të ardhmes europiane të vendit. Faleminderit Gunther Krichbaum për mikpritjen dhe ndihmën e vazhdueshme për Shqipërinë.”

Në maj të këtij viti Krichbaum, tha në emër të CDU se ata nuk do të bashkëpunojnë me PD, nëse drejtimin e saj e merr Sali Berisha.

Ai deklaronte se nëse Berisha merr Partinë Demokratike do angazhohej që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane.

Berisha tha se ai është një qëndrim personal në i deputetit të Budentstagut, ndërsa vijoi se ndjen keqardhje nëse Krichbaum mendon se mund të ndërhyjë në procesin e zgjedhjeve të PD-së. Dhe këtë po bëjnë, pasi nuk po e presin Sali Berishën në asnjë takim, duke njohur Alibeajn si përfaqësues të PD-së.